Flash

Autoriteti i mbështetur nga Rusia i bën thirrje civilëve të largohen menjëherë nga qyteti i Khersonit

Lapsi.al 22 October 2022
Autoriteti i mbështetur nga Rusia i bën thirrje civilëve të

Autoriteti i instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, iu ka thënë civilëve që “të largohen menjëherë nga qyteti”. Ata duhet të zhvendosen në bregun lindor të lumit Dnipro. Sipas CNN, Khersoni, një hyrje për në Krime, që gjendet në grykën e lumit Dnipro në Detin e Zi – u aneksua nga Rusia muajin e kaluar. Bashkë me tre u moren dhe tre rajone të tjera ukrainase.

Autoriteti i mbështetur nga Rusia iu tha civilëve në qytet të shtunën të kalonin në bregun lindor të lumit. “Për shkak të situatës së tensionuar në front, rrezikut të shtuar të bombardimeve masive të qytetit dhe kërcënimit të sulmeve terroriste, të gjithë civilët duhet të largohen menjëherë nga qyteti”, thuhet në një mesazh drejtuar banorëve të postuar në Telegram. “Kujdesuni për sigurinë e familjes dhe miqve tuaj! Mos harroni dokumentet, paratë, sendet me vlerë dhe rrobat”.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët e mbështetur nga Kremlini shpejtuan zhvendosjen e rreth 60 mijë njerëzve nga qyteti. Ndërsa forcat ruse kishin vështirësi për t’i bërë ballë kundërofensivës ukrainase.

Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për gjenerimin e “histerisë” për të detyruar njerëzit të largohen. Deri të enjten, zyrtarët ukrainas besonin se më pak se gjysma e popullsisë civile të Khersonit kishte mbetur në qytet. Këtu përfshihen rreth 130,000 njerëz.

Forcat ukrainase kanë përparuar nëpër disa pjesë të rajonit më të gjerë Khersonit javët e fundit, duke kapur fshatra dhe toka bujqësore përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro. Urdhri i sotëm i nxiti banorët në anën tjetër.

Të këshilluara

A mund të rikthehet vërtet Boris Johnson?

Boris Johnson, njeriu i rrëzuar nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e tij vetëm tre muaj më parë, është shfaqur si një nga kandidatë...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI