Flash

Vuçiç: Po shtohet trysnia ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës

Lapsi.al 21 October 2022
Vuçiç: Po shtohet trysnia ndaj Serbisë për

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të enjten se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

Në një intervistë me televizionin serb “Prva”, ai tha se situata në Kosovë është e ndërlikuar dhe fuqitë perëndimore duan zgjidhje.

“Asgjë nuk duhet të hidhet poshtë paraprakisht, por me sa shoh, gjithçka është e vështirë për Serbinë dhe nëse duhet të them qartë në këtë moment - nuk na kanë dhënë asnjë shans”, tha ai, duke iu referuar diskutimeve për nismën franko-gjermane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje Kosovë-Serbi, por pa njohje të ndërsjellë.

Ai tha se Serbisë në shkëmbim i ofrohet ardhmëria evropiane “por çështja është sa do të jetë përulëse për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës”.

Të premten ai do të takohet me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për të diskutuar rreth propozimeve të fundit për një marrëveshje, ndërsa të enjten u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë në Prishtinë tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën franko-gjermane, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh.

LEXO EDHE: Vuçiç: Vetëm një mit që Kosova është e jona, por…

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti serb tha se vendi i tij do të bëjë të pamundurën për ruajtjen e paqes. “A njihni ju ndonjë nënë që do të dërgonte të birin në luftë? Unë nuk njoh. Lehtë e kemi ne burrat në kafene që pas 5-6 birrave të flasim”, tha ai, ndërsa akuzoi vendet e NATO-së për siç tha krijimin e një ushtrie serioze të Kosovës në kundërshtim me kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244.

Serbia një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Presidenti serb tha se nuk do ta bëj një gjë të tillë derisa Serbia nuk përballet me rrezik ekzistencial. Presidenti serb tha se integrimet evropiane janë interes i Serbisë, por kjo rrugë kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI