Flash

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Lapsi.al 21 October 2022
Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights.

Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëpunëtorët kryesor, Jack Antonoff.

"Midnights është një udhëtim i egër i një albumi.Unë nuk mund të isha më e lumtur që bashkëpunëtori im në këtë aventurë ishte @jackantonoff. Ai është shoku im për gjithë jetën. Ne kemi bërë muzikë së bashku për gati një dekadë. Ky është albumi ynë i parë që kemi bërë të dy si bashkëpunëtorë kryesorë”, shkroi Taylor.

“Midnights  nisi kur partnerët tanë (të dy aktorët) bënë një film së bashku në Panama”, vazhdoi ajo. "Jack dhe unë e gjetëm veten përsëri në Nju Jork duke regjistruar çdo natë dhe qëndruar deri vonë. Ne eksploruarm kujtimet e vjetra dhe mesnatat e kaluara."

"Midnights është një kolazh i intensitetit, ngritjeve dhe uljeve. Jeta mund të jetë e errët, plot yje, me re, e tmerrshme, elektrizuese, e nxehtë, e ftohtë, romantike ose e vetmuar", përfundoi ajo. "Ashtu si Midnights. E cila ka dalë tani."

Taylor Swift njoftoi albumin me 13 këngë ndërsa po merrte çmimin Video e Vitit në MTV Video Music Awards 2022 në gusht. Më vonë,artistja zbuloi titujt e këngës. "Lavender Haze", për të cilën ajo tha se kishte të bënte me marrëdhënien e saj me Joe Alwyn, "Snow On the Beach", një këngë me Lana Del Rey dhe "Anti-Hero"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/07/kenga-e-taylor-swift-dedikim-per-kanye-west/

Të këshilluara

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin...

14:42

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI