Flash

“Skenari i Klodian Rashës”/ Berisha: Leartit i vendosën qesen me “të bardhë” në stomak

Lapsi.al 21 October 2022
“Skenari i Klodian Rashës”/ Berisha: Leartit i vendosën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit. Berisha tha se qeseja me kokainë i është vendosur Kurtit në stomak, ashtu siç u bë në rastin e Klodian Rashës kur u vendos një armë pranë vendit të ngjarjes. Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, kryedemokrati ritheksoi se duhet të dorëhiqet Ardi Veliu dhe Bledi Çuçi.

Fjala e Berishës:

“Në një rast të tillë kur vdes një 32-vjeçar dhe që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga një grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e ArDi Veliut. Një grup kriminal u krijua se si e sit të vrasin për së dyti Lear Kurtin. U përsërit skena e Klodian Rashës, që u tha se polici po e ndiqte për revolen. Dje Ardi Veliu tha se në stomak iu gjet një qese me kokainë. Çfarë e shtyu Çuçin dhe Veliun në këtë akt, të përbaltin kufomën për së vdekur? Pse nuk nxjerrin kamerat? Patrullat janë të mbushura me individë të droguar. Kur shoh këto zhvillime kam dyshime shumë të mëdha se i bëjnë policë të droguar.

Keq që nuk u ndalua, por kur nuk është rrezik për njerëzit e mjedisit, iku e kap më vonë, kamerat aty i kam, se në këtë mënyrë çdo natë mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e ID me vete, ose tremben e ikin por kjo nuk do të thotë që duhet ti ndjekin e ti marrin shpirtin. Klodian Rashën e vranë, qesen ka mundësi t’ia kenë vendosur me dorë, se duhet të kesh vaj ulliri ta shtysh se nuk shkon poshtë. Le ta zëmë se kishte dhe qese, nuk është vdekje prurëse. Një qese ra në stomak dhe i kushtoi vdekjen, jo absolutisht.

Kemi të bëjmë me një skenar që vranë për së dyti. Ishte një njeri normal për të cilin shokët kishin fjalët më të mira. Për t’ja nxirë jetën ia nxiu patrulla e Edi Ramës. Kërkoj menjëherë dorëheqjen e ministrit së bashku me Ardi Veliun. Ishte dyfish krim, pasi i morën shpirtin xhelatët e droguar, u hodhën me një lum akuzash kundër të ndjerit. Ky është morali i Edi Ramës. Ftoj të gjithë qytetarët ti bashkohen të rinjve në këtë protestë. Cili do të jetë I riu I radhës që do të humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale.”

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Flakët janë përhapur në katin e dytë të një shtëpie private. Për pasojë janë shkaktuar...

11:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI