Flash

Rama nuk i ndahet Shehajt: Ballist foltoreje që do ndërtimet pa leje

Lapsi.al 21 October 2022
Rama nuk i ndahet Shehajt: Ballist foltoreje që do ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Elbasan me fermerët, ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë një ditë më parë nga deputeti Agron Shehaj në Kuvend, kur tha se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Rama ka sulmuar deputetin e PD, duke e quajtur “një ballist foltoreje”. Rama tha se policia ka shkuar në biznesin e tij, pasi ky i fundit është ndërtim pa leje.

“Në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe konfiskuar metrat katrorë të ndërtuara pa leje nga ata në thonjëza oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë këta, ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel, dhe brenda na gjendet një biznes të një deputeti, një ballist foltoreje, në një ndërtim pa leje. Dakord ka hyrë atje, këta se kanë problem të shkelin ligje, sidomos me ndërtime kanë një raport patologjik se i duan pa leje, po si del në parlament dhe kap foltoren dhe fillon ‘policia, Rama, duan të më mbyllin gojën’. 

Po si t’i mbyllim gojën? Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po japim një goditje përfundimtare, çojnë në Gjykatën kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti të ankohet që shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë”. Kështu u shpreh Rama.

Lexo më tej: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat 

Lexo më tej: “Afera e Xhaçkës është vetëm fillimi”, reagon Shehaj: Mediat e regjimit që shpifin do të përballen në gjykatë 

Lexo më tej: Agron Shehaj: Rama gënjen, po hakmerret politikisht 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI