Flash

Ralph Lauren akuzohet për kopjim për modelet indigjene

Lapsi.al 21 October 2022
Ralph Lauren akuzohet për kopjim për modelet indigjene

Kreu i një komisioni meksikan për çështjet kulturore akuzuan markën amerikane të modës Ralph Lauren për plagjiaturë të dizajneve indigjene.

“Hej Ralph: tashmë e kemi kuptuar që ju pëlqejnë shumë dizajnet meksikane”, ka shkruar Beatriz Gutierrez në rrjetet sociale.

"Megjithatë, duke kopjuar këto dizajne ju jeni duke kryer plagjiaturë, dhe siç e dini, plagjiatura është e paligjshme dhe imorale," shtoi Gutierrez.

Ajo postoi një foto të një xhakete të etiketuar Ralph Lauren, dizajni i së cilës ajo tha se përputhej me ato të komuniteteve meksikane të Contla dhe Saltillo.

Ralph Lauren

"Të paktën pranojeni. Dhe shpresojmë se do t'i kompensoni komunitetet origjinale që e bëjnë këtë punë me dashuri dhe jo për fitim miliona dollarësh," shtoi Gutierrez.

Meksika denoncon atë që e quan plagjiaturë nga stilistë të huaj të motiveve, qëndisjeve dhe ngjyrave të komuniteteve të saj indigjene. Kombi i Amerikës Latine ka paraqitur më parë ankesa kundër markave të mëdha të veshjeve, duke përfshirë Zara, Mango dhe SHEIN.

Të këshilluara

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëp...

11:48

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin...

14:42

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI