Flash

Publikohet traileri i sezonit 5 të 'The Crown'

Lapsi.al 21 October 2022
Publikohet traileri i sezonit 5 të 'The Crown'

Së fundmi është publikuar traileri i sezonit të pestë të ' The Crown'. Klipi, jep një vështrim në intervistën e Dianës të vitit 1995 për Panorama. Në emison ajo në  diskutoi për prishjen e martesës së saj me Princin e atëhershëm Charles.

Diana, e luajtur nga Elizabeth Debicki, i thotë gazetarit Martin Bashir, të luajtur nga Prasanna Puwanarajah, "Unë nuk do të hesht. Do të luftoj deri në fund".

Intervista, e cila u shikua nga rreth 200 milionë njerëz, është zhytur në polemika vitet e fundit. Në vitin 2021, një hetim i BBC, i nisur nga vëllai i Dianës, Earl Charles Spencer, zbuloi se Martin kishte përdorur  deklarata të rreme bankare që tregonin se dy ndihmës të lartë po paguheshin nga Shërbimet e Sigurisë së Mbretërisë  për informacion mbi Dianën. Sipas Earl, e gjitha ishte një përpjekje për të prezantuar motrën e tij me gazetarin.

Në përgjigje të gjetjeve, Princat William dhe Harry lëshuan një deklaratë të përbashkët duke denoncuar intervistën e Panorama . " Mënyra sesi  u mor intervista ndikoi në mënyrë thelbësore në atë që tha nëna ime. Intervista ishte  e rëndësishme. Ajo kontribuoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të prindërve tanë dhe që atëherë ka lënduar shumë të tjerë", u shprehën ata.

Diku tjetër në trailer Charles (Dominic West) dheMbretëresha Elizabeth II (Imelda Staunton) debatojnë për gjendjen e familjes, siç thotë Charles, "Për vite me radhë kam bërë thirrje për një monarki më moderne që pasqyron botën jashtë. " Megjithatë, ndërsa Charles shihet duke ia bërë me dorë të dashurës Camilla (Olivia Williams) nga një dritare, Mbretëresha thotë: "Unë nuk mendoj se është sjellja ime ajo që kërcënon mbijetesën e saj". Sezoni i pestë i The Crown del më 9 nëntor në Netflix./Lapsi.al

Të këshilluara

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëp...

11:48

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin...

14:42

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI