Flash

Primaret në PD, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Të rikthejmë besimin te vota

Lapsi.al 21 October 2022
Primaret në PD, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Të

Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një vend që ka humbur votën dhe institucionet ligjzbatuese. I pranishëm në një takim me kryetarët e degëve, Berisha tha se primaret do të jenë ato që do të risjellin votën në këtë vend. Berisha tha gjithashtu se primaret për PD-në do të jenë një mision i jashtëzakonshëm.

"E thirrëm këtë të mbledhje, në një moment shumë të rëndësishëm dhe për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD, të cilat po i presin me padurim mbarë qytetarët shqiptarë. Udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave, të tyre. Së pari, zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë dhe më pas edhe të këshilltarëve me procesin e primareve. Ne e kemi mision këtë dhe duhet ta konsideroni si një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, historik. Ju jeni dëshmitar që ne sot si shoqëri kemi humbur votën. Por nëse humbet votën, humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, lirinë dhe të drejtat dhe faktikisht shndërrohesh ose në një shoqëri diktatoriale ose parashterërore. E para është reale. Ju të gjithë jeni njerëz, personalitete politike dhe ju që të gjithë e keni të qartë se këtu në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe cilido që lexon për diktaturat, një nga format më të zakonshme të tyre, janë shtetet ku sundon një parti. Dhe pjesa tjetër, shtypet dhe vetëm shtypet. Ky është realiteti i sotëm shqiptar,"- tha Berisha ndër të tjera.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI