Flash

Përse të gjithë po e krahasaojnë Anxhela Martinin me Andrew Tate

Lapsi.al 21 October 2022
Përse të gjithë po e krahasaojnë Anxhela Martinin me Andrew

Të gjithë e njihni Andrew Tate, personazhin më të komentuar të rrjeteve sociale.

Deklaratat e tij, pikëpamja që ka për lidhjet femra-meshkuj, mënyra si duhet të sillet një mashkull dhe si duhet ta trajtojë femrën, ngjallën debate e revoltë të madhe në rrjet.

Aq sa, Tate u bllokua nga rrjetet sociale Instagram, Facebook, Tik Tok dhe Youtube. Megjithatë, videot e tij vazhdojmë t’i shohim po njësoj në rrjet, megjithëse ai s’ka llogari personale. Atë e quajnë “Tate G” apo “Common Tate”, sepse sipas një pjese të ndjekësve ai jep këshillat më të vlefshme dhe gjithçka që thotë bën sens.

Tate e shohim shpesh nëpër video duke bërë “mini-intervista” apo biseda me miq, ku jep opinionet e tij për çështje të ndryshme. Por, e dini që Angela Martini, modelja shqiptare, ka nisur të bëjë të njëjtën gjë në Tik Tok?

Në llogarinë e saj, ajo nisi të postonte video ku jepte opinionte, bënte komente apo ofronte mësime për jetën, bazuar nga eksperiencat e saj personale.

Si i duket njerëzve? Një Andrew Tate shqiptar, versioni femër. Komentet flasin vetë:

Angela nuk i është përgjigjur asnjëherë këtyre krahasimeve, mirëpo një pjesë e ndjekësve nuk i ka pritur mirë këto video, duke e quajtur të shëmtuar këtë “imitim” të Andrew Tate.

Të këshilluara

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëp...

11:48

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI