Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Mbushi shtëpinë me lëndë narkotike e municione, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 21 October 2022
Mbushi shtëpinë me lëndë narkotike e municione, arrestohet

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Blutë njoftojnë se në banesën e tij është kapur lëndë narkotike kanabis sativa dhe municione luftarake. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë.

“Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak”, njofton policia.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Flakët janë përhapur në katin e dytë të një shtëpie private. Për pasojë janë shkaktuar...

11:50

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI