Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 October 2022
I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishe të qetësisë publike është arrestuar nga polciia e Tiranës.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se në pranga ka rënë I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë – Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The night”.

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The night”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Flakët janë përhapur në katin e dytë të një shtëpie private. Për pasojë janë shkaktuar...

11:50

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI