Flash

Elon Musk arrin sukses me parfumin e tij "Burnt Hair"

Lapsi.al 21 October 2022
Elon Musk arrin sukses me parfumin e tij "Burnt Hair"

Elon Musk ka zbuluar së fundmi se parfumi i tij "Burnt Hair" është shitur, duke mbledhur 3 milionë dollarë.

Aroma prej 100 dollarësh u shit përmes dyqanit online të The Boring Company, duke shitur 30,000 shishe në pak  se një javë.

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme”, shkroi miliarderi javën e kaluar. “Pse nuk e nisa më herët?!”Musk e përshkroi produktin si "aroma më e mirë në Tokë" dhe një "artikull koleksionist unik, me botim të kufizuar". Listimet e parfumit "Burnt Hair" tashmë janë shfaqur në faqet e shitjes me pakicë të dorës së dytë, me çmime që variojnë nga 200 deri në 3,000 dollarë në eBay.

Nuk është e qartë se për çfarë do të përdoren fondet e mbledhura nga shitjet e parfumeve. Megjithatë thuhet se do të ndihmojë në financimin e kompanisë së  tij, The Boring Company. Kompania u themelua pasi Musk u zhgënjye me trafikun në Los Anxhelos, “Për të zgjidhur problemin e trafikut që shkatërron shpirtrat, rrugët duhet të bëhen 3D, që do të thotë se duhen ose makina fluturuese ose tunele”, thuhet në faqen e internetit të firmës. Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti dhe nuk do të bien mbi kokën tuaj.”/Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 

Të këshilluara

Taylor Swift publikon albumin "Midnights"

Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëp...

11:48

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin...

14:42

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI