Flash

Doda: PDIU do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Lapsi.al 21 October 2022
Doda: PDIU do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda zbuloi se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023. Ajo tha se PDIU do të dalë me një listë të sajën. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

“Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral. Ky është misioni ynë.

Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së.

Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematikat. Këta duhet të jenë kandidatët” – tha Doda në ABC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI