Flash

Bella Hadid, kundër romancës së Gigi me Leonardo Di Caprio

Lapsi.al 21 October 2022
Bella Hadid, kundër romancës së Gigi me Leonardo Di Caprio

Bella Hadid thuhet se nuk është e lumtur për romancën e motrës së saj , Gigi me Leonardo Di Caprio.

Një burim ka zbuluar për gazetën, Mirror se Bella ka dyshimet e saj për marrëdhënien pasi mendon se ata nuk janë për njëri tjetrin. "Bella Hadid mendon se Gigi është shumë e mirë për Leon. Mënyra se si ai u hodh drejt saj pa menduar për të dashurën e tij të mëparshme e merakos Bellan. Ajo ka frikë se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar", u shpreh burimi. Megjithatë ai shtoise modelja do të vazhdojë të takohet me aktorin pavarësisht se familja e saj nuk është dakord.

DiCaprio u nda nga Camila Morrone këtë verë pas katër vitesh së bashku. Një mik me modelen tregoi se  ishte Camila ajo që mori vendimin. Sipas tij, aktori donte të kishte një familje me të por kurrë nuk i propozoi martesë. Ai tha gjithashtu se ajo është e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe se Leo kurrë nuk e ndihmoi atë pavarësidht kontakteve që ka në Hollywood. Ndërsa, Hadid ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish anëtarin e One Direction, Zayn Malik. Modelja i dha fund lidhjes me të pas një debati të ashpër që artisti pati me mamanë e saj, Yolanda.

 

Të këshilluara

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin...

14:42

Njihuni me çiftin më të ri të showbizz

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restora...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI