Flash

Arrihet marrëveshja/ Brenda Ballkanit Perëndimor do lëvizet vetëm me ID

Lapsi.al 21 October 2022
Arrihet marrëveshja/ Brenda Ballkanit Perëndimor do lëvizet

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit, miratuan sot 3 marrëveshje të rëndësishme rajonale: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që drejtohet nga Majlinda Bregu, është partneri kryesor i këtyre negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit.

“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu” – tha Bregu në fjalën e saj në këtë takim duke premtuar se RCC do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar zhvillimin e rajonit, perspektivën dhe sigurinë e tij në BE.

Lexo më tej: Ulja e tarifave të roaming-ut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në proçes 

Pak pas mbarimit të takimit, Bregu ka përshëndetur këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e ka falenderuar dhe gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje të madhe, gati 2 vjeçare: “Ça të themi? E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm. Tre marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot. Kosova dhe Bosje Hercegovina tashmë s'do të kenë më murin e vizave mes tyre. Të rinjtë s'do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit. Tashmë, infermierët, mjekët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa. Ndalesa e rradhës, arritja e roaming mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët. Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë, me arritje konkrete dhe përunjësi ndaj qytetarëve të rajonit”- shkruan Bregu.

Të tre marrëveshjet pritet të nënshkruhen në Samitin e drejtuesve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, ku do të marrë pjesë dhe Bregu.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI