Flash

VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper

Lapsi.al 20 October 2022
VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper

Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të Vladimir Putinin duke qëlluar me snajper. Pamjet vijnë nga rajoni Ryazan, në juglindje të Moskës. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. I veshur me mbrojtëse për veshët dhe syze sigurie, Putin u shtri nën një rrjetë dhe qëlloi disa herë me një snajperi rus SVD.

Kremlini nuk sqaroi nëse ai goditi apo jo objektivat, të cilat ishin gati 1 mijë metra larg. Në vizitën e Putin u shfaq edhe një oficer me uniformë që mbante atë që njihet si “çanta që përmban kodet sulmit bërthamor”.

Putin u filmua duke folur me oficerët. Shtrëngoi duart me ta dhe u uroi atyre “fat të mbarë”. “Komandanti i përgjithshëm vëzhgoi ushtrimet praktike duke përfshirë stërvitje me zjarr, trajnime inxhinierike dhe mjekësore” - raportuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. Kampi shërben për rusët e sapomobilizuar për luftën në Ukrainë.

LEXO EDHE: ANALIZA/ 6 muaj luftë e përgjakshme: Ç’kërkon më Putin në Ukrainë

Një tjetër person mban një çantë të ndryshme dhe që mund të ketë mbajtur pajisje mjekësore të gatshme në rast ndihme për 70-vjeçarin rus. Ka pretendime se Putini vuan nga disa lloje kanceri, sëmundja e hershme e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv. Kremlini mohon se ai ka probleme shëndetësore.

Me videon e publikuar duket se kishte për qëllim të tregojë imazhin maço të Putinit. Ai dëgjohet duke pyetur njerëzit e mobilizuar: "Sa kohë keni qenë këtu?" një person i përgjigjet “që nga 7 tetori”. Putin pyet: “A ndiheni të sigurt...a po kthehen aftësitë tuaja?” Një rekrut i quajtur Ruslan përgjigjet: “Po, zotëri”.

Shfaqja e ministrit Shoigu në krah të tij është edhe një mesazh se ai mbetet tek të besuarit e tij. I përballur me një seri humbjesh në luftë, Putin shpalli muajin e kaluar një 'mobilizim të pjesshëm' për të thirrur qindra mijëra trupa shtesë. Qindra mijëra rusë të tjerë kanë ikur jashtë vendit për t'i shpëtuar thirrjes. Më shumë se 200 mijë njerëz janë rekrutuar që kur Putin njoftoi nisjen e mobilizimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI