Flash

“The Sun”: Putin u sabotua, provoi 2 herë të lëshojë raketa bërthamore

Lapsi.al 20 October 2022
“The Sun”: Putin u sabotua, provoi 2 herë të

Gazeta britanike “The Sun” ka bërë një raportim të fortë për atë që po ndodh në Ukrainë. Sipas saj, Vladimir Putin është përpjekur të shpërthejë një raketë bërthamore. Dhe kjo mund të jetë "sabotuar" nga vetë drejtuesit e tij të lartë.

Tirani i dëshpëruar, 70 vjeç, ka frikë nga NATO ndaj dhe “gishti i tij po i afrohet më pranë këmbëzës”, gati për të nisur një shfaqje bërthamore të forcës. Sipas “The Sun”, shqetësimet në rritje e shtynë Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace të anulonte planet e tij dhe të udhëtonte për në Uashington për këtë çështje.

Analistët kishin frikë se Putini do të shpërthente një raketë me mbushje bërthamore në Detin e Zi, duke shkaktuar potencialisht cunami dhe një re gazi helmues. Pretendohet gjithashtu se plane ishin duke u zhvilluar për të testuar edhe një armë bërthamore taktike në Arktik.

Sipas të njëjtave burime, ditët e fundit janë parë një numër mesazhesh Notam (paralajmërime të shkurtra për avionët) dhe paralajmërime të navigimit rus që tregojnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në detin Barents afër kufirit me Norvegjinë.

Air traffic and navigation warnings indicate live fire drills in the Barents Sea until Oct 22

LEXO EDHE: VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper

Është e njëjta zonë ku u vu re pak ditë më parë edhe nëndetësja gjigante ruse e armatosur me silurë bërthamorë. Paralajmërimet zgjasin deri të shtunën. Megjithatë, deri më tani ka pasur pak indikacione për testime të mëdha ushtarake në zonë.

Sipas të njëjtave raporte, Putin urdhëroi dy teste bërthamore në fillim të këtij muaji, të cilat në fakt nuk u zhvilluan. Burimet e brendshme pretendojnë se lëshimi i raketave u bllokua nga një "dështim teknik" ose nga një ngurrimi i shefave ushtarakë.

“Kjo mund të jetë një shenjë se autoriteti i Putinit po zbehet” - thotë Varlery Solovey, ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët.

“Vendimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë pa dyshim do të përballet me rezistencë. Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca. Testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit. Një në detin Barents nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk.

LEXO EDHE: Analiza në BBC/ Ç’ka ndërmend të bëjë Vladimir Putin

Në të dyja herët nuk janë mbajtur testet. Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohesh që këto armë janë plotësisht të funksionueshme. Ato duhej të testoheshin" – thotë Solovey.

Ai ka qenë ekspert pranë presidentit rus dhe rrethit të tij të brendshëm. Ai pretendon Putini e ka marrë vendimin në parim për të përdorur armë bërthamore. Por të dyja testet e fundit që Putin urdhëroi ishin "ndërprerë", pohoi ai.

“Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente dhe se nuk kishte funksionuar. Puna është se një herë është një aksident, dy herë është një rastësi. Nëse edhe testet e treta përfundojnë në të njëjtën mënyrë, duket si sabotim… duke mos përmbushur urdhrat e kryekomandantit” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI