Flash

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro në Tiranë

Lapsi.al 20 October 2022
Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro në Tiranë

Policia ka sekuestruar një apartament me vlerë 270 mijë euro në Tiranë. Sipas uniformave blu, dyshohet se, apartamenti është përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se apartamenti i përket një 32-vjeçari nga Lushnja, i cili është dënuar më parë , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Lushnjë / Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera nga një 32-vjeçar.

Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i një pasurie të paluajtshme (apartament në Tiranë), me vlerë 270 000 euro.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI