Flash

Rilindja në ofensivë kundër Agron Shehajt, edhe Ministria e Brendshme përsërit fjalët e Edi Ramës

Lapsi.al 20 October 2022
Rilindja në ofensivë kundër Agron Shehajt, edhe Ministria e

Qeveria duket se ka kaluar në ofensivë kundër deputetit të PD, Agron Shehaj. Pas Edi Ramës ka ardhur një reagim edhe nga Ministria e Brendshme, institucion që ka përsëritur atë cfarë thotë Rama, se objekti ku është biznesi i Shehajt ka 55% të sipërfaqes pa leje. Mësymja e Policisë së Shtetit te biznesi i Shehajt erdhi pasi ai denoncoi aferën e ministres Olta Xhacka, bashkëshorti i së cilës është shpallur "investitor strategjik" nga qeveria duke përfituar favore në bregdetin e jugut. Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme.

Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar. Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij.

Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

Eshtë pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin. E megjithë paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm.

 

LEXO EDHE: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI