Flash

Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon në tremujorin e dytë

Lapsi.al 20 October 2022
Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët

Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet e rajonit, që kanë pasur ngadalësimin më të lartë të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit. Këtë e konfirmon raporti i fundit i Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate. Sipas raportit, rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vazhdoi të zbutet në tremujorin e dytë të 2022. Megjithëse ngadalësimi ishte më i butë se në tremujorin e parë dhe rritja mbeti në përgjithësi e lartë. PBB-ja e rajonit u zgjerua me 4.2% me bazë vjetore. Ngadalësimi u shkaktua kryesisht nga një ecuri më e dobët në Shqipëri dhe Serbi.

Në Shqipëri, rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2%, për shkak të tkurrjes së investimeve dhe konsumit publik. Pjesërisht kjo shpjegohet dhe nga baza e lartë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, konsumi privat dhe eksportet kanë mbetur të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes.

Ecuria ekonomike në rajon

Në Serbi, rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3.9%, nga 4.3% në tre muajt e mëparshëm. Rritja e qëndrueshme në konsumin e familjeve dhe publike, si dhe kontributet më të moderuara të investimeve dhe inventarëve, u kompensuan nga kontributi negativ i eksporteve neto.

Në Kosovë, rritja reale e PBB-së u zbut në 2.1% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të 2022. Kjo kryesisht për shkak të konsumit më të ulët të qeverisë dhe rënies së formimit bruto të kapitalit fiks, duke reflektuar tkurrjen e investimeve publike. Rritja është mbështetur në konsumin e familjeve dhe eksportet e mallrave, kombinuar me zgjerimin e fortë të eksporteve të shërbimeve.

Përkundrazi, rritja ekonomike në Mal të Zi u përshpejtua ndjeshëm në tremujorin e dytë të 2022 në 12.7% në vit. Ai u nxit kryesisht nga konsumi privat, si rrjedhojë e rritjes së pagave neto reale pas heqjes së kontributeve shëndetësore dhe rritjes së pagës minimale si dhe nxitjes së mëtejshme të punësimit, që u ndikua nga rimëkëmbja e turizmit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, ekonomia u rrit lehtë në 2.8% në vit. Dyshohet se ka ndikuar edhe rritja e investimeve, pjesërisht për shkak të efekteve bazë, dhe përmirësimi i konsumit privat.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rritja reale e PBB-së u përshpejtua lehtë në krahasim me nga tre muajt e mëparshëm në 5.9%t. Kjo u nxit kryesisht nga konsumi dhe investimet e familjeve.

Në tërësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u rrit me 4.2% në tremujorin e dytë të 2022, nga një normë mesatare rritjeje prej 4.8% në tre muajt e mëparshëm./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI