Flash

Policia: Lear Kurti nuk u dhunua, në stomak iu gjet një qese

Lapsi.al 20 October 2022
Policia: Lear Kurti nuk u dhunua, në stomak iu gjet një qese

Agjencia e Mbikqyrjes Policore reagoi për mediat së bashku me Prokurorinë e Tiranës për vdekjen shokuese të 32-vjeçarit Lear Kurti. I riu humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat. Sipas AMP-së, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Por detaji i ri që konfirmohet zyrtarisht në këtë njoftim nga Policia dhe Prokuroria është se ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi një qese të vogël brenda stomakut të të riut.

Policia thotë se qesja mund të ketë qenë me lëndë narkotike.

Duke marrë parasysh se Lear Kurti u arrestua pas një ndjekjeje nga policët mbrëmjen e djeshme, detajet që zbulohen nga ky njoftim të çojnë në vetëm një konkluzion. Se Lear Kurti ka vrapuar për t'iu shmangur kontrollit të kërkuar nga policët pasi posedonte lëndë narkotike. Gjatë vrapit 200-metërsh të shtjelluar më poshtë në deklaratë, ai mund ta ketë gëlltitur qesen më drogë. Pra ky do të ishte edhe shkaku i vdekjes së tij, mbidoza.

Megjithatë dyshimet për ngjarjen janë të shumta. Pas përhapjes së lajmit të vdekjes, policia reagoi duke thënë se i riu kishte humbur jetën nga epilepsia. Kjo deklaratë shkaktoi zemërimin e familjarëve, të cilët reaguan për mediat duke thënë se djali i tyre nuk vuante nga kjo sëmundje.

Opinioni publik tregoi interes të lartë për ngjarjen. Pyetja që ngrihet është nëse kemi të bëjmë me një rast "Klodian Rasha 2". ©LAPSI.AL 

Njoftimi i përbashkët për media i Prokurorisë Tiranë dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore:

Në datë 19.10.2022, ora 23:07, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar një person duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasi është larguar me vrap. Duke mos iu bindur kështu thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës. Aty është konstatuar humbja e jetës.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

Lexo më tej: Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë 

Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5x5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç.

Për sa më sipër, AMP nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet për të sqaruar dhe zbardhur shkakun e vdekjes dhe rrethana të tjera të ngjarjes.

Lexo më tej: Vdekja e të riut ende mister/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI