Flash

Pinterest shton funksionin e ri, i ngjashëm me TikTok

Lapsi.al 20 October 2022
Pinterest shton funksionin e ri, i ngjashëm me TikTok

Pinterest ka shtuar së fundmi një opsion të ri për përdoruesit.

Kompania njoftoi se do i lejojë ata të shtojnë muzikë në postimet e tyre video, të quajtura Idea Pins. Etiketat diskografike që marrin pjesë janë Warner Music Group, Warner Chappell Music, Merlin dhe BMG, sipas një postimi në blogun e Pinterest. Katalogu i disponueshëm përfshin këngë nga artistë si Ed Sheeran, Paramore dhe Twenty One Pilots.

"Muzika luan një rol jetik në fuqizimin e  krijuesve që frymëzojnë çdo ditë në Pinterest," tha Malik Ducard, Shefi i Përmbajtjes, në një deklaratë. “Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me kompanitë për të sjellë këngët më të fundit në platformën tonë.”

Pinterest, i njohur kryesisht si një platformë për të organizuar imazhe, prezantoi Idea Pins në vitin 2021. Idea Pins janë të ngjashme me videot në TikTok dhe reelsnë Instagram, duke i lejuar krijuesit të ngarkojnë klipe të shkurtra që shikuesit mund t'i shfletojnë. Përdoruesit mund të pëlqenin dhe të komentonin në Idea Pins. Korrikun e kaluar, platforma shtoi edhe etiketimin e  produkteve, duke i lejuar ata të fitojnë para përmes shitjeve./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/19/tiktok-se-shpejti-nje-funksion-te-ri-vetem-per-te-rriturit/

Të këshilluara

Kanye West blen aplikacionin "Parler"

Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin "Parler" i cili u ndalua nga Apple dhe Google. “Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme...

12:20

Rikthehet trendi i vetullave të holla

Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe p...

15:27

Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si "Microsoft 365". Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word ...

15:21

Cila është risia më e re e WhatsApp

WhatsApp ka qenë gjithmonë i kufizuar kur bëhet fjalë për madhësinë e bisedës në grup, por tani ka lëvizje të tjera në atë drejtim. Në maj, kompania rriti madhë...

18:31

Twitter ndalon 'screenshot' të postimeve

Twitter ka testuar një kërkesë të re që do t'u kërkojë përdoruesve të ndajnë tweet-et në vend që t'i bëjnë 'screenshot'.Kjo veçori u vu re nga studiuesja Jane M...

11:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI