Flash

Pedagogët paralajmërojnë bojkot total deri në plotësimin e kërkesave

Lapsi.al 20 October 2022
Pedagogët paralajmërojnë bojkot total deri në

Pedagogët paralajmërojnë vijimin e protestave deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, në protestën e sotme deklaroi se është momenti për t'u ngritur e për të mos lejuar universitetet të shkojnë drejt greminës. Sipas tyre, gjithë kjo rezistencë do të mbahet para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

"Të marrin në konsderatë 9 pikat të cilat në ditët në vazhdim, padyshim duket qartazi që do shtohen. Çdo ditë bojkoti total vazhdon te sheshi ku jemi, para sheshit të universitetit politeknik. Ftoj të gjithë universitetet në rang kombëtar, pavarësisht që universitetet e Tiranës do jenë në shesh cdo ditë në orën 10:00. Gjithashtu edhe pedagogët nga rrethet ftohen në shesh ose të vazhdojnë protestën në universitetet e tyre përkatëse.  Dekanatet të mbledhin sa më shpejt asambletë e tyre. Është shumë e rëndësishme të mblidhet jo vetëm nga solidarizimet për protestën por të diskutojnë problemet në auditorë.", tha një prej pedagogëve, Ardian Isufi. 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në takimin me rektorët, tha se kishte mbaruar koha kur qeveria rriste pagat vetëm se kërkohej nga sindikatat. Ai shtoi se universitetet duhet të jenë aktorë tregu duke thithur fonde nga Bashkimi Europian.

“Universitetet nuk janë gjimnaze. Trupa pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, është midis shtetit dhe tregut. Por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI