Flash

Mazhoranca kërcënon Agron Shehajn me masë disiplinore për denoncimin në Kuvend

Lapsi.al 20 October 2022
Mazhoranca kërcënon Agron Shehajn me masë disiplinore për

Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pasi sipas saj ka shkelur kodin e etikës gjatë ndërhyrjeve të tij.

Felaj i ka tërhequr vëmendje Shehajt për të mos folur për bizneset e tij në sallën e Kuvendit, gjë që është kundërshtuar nga deputeti i cili u shpreh se ai do të flasë për ato që mendon se janë të rëndësishme.

Shehaj: Nuk ishte e lehtë për mua të vendosja për të folur për këtë çështje. Ajo që më bën përshtypje në këtë sallë, është që jo vetëm që kjo mazhorancë ësghtë e korruptuar, por e pafytyrë. Arsyeja pse fola nga foltorja, është sepse ajo foltore ka shkaktuar reagimin e Edi Ramës. Për arsye të atyre që kam thënë dhe denoncuar nga ajo foltore. Edi Rama ka dërguar policinë tek ambientet e biznesit tim për të më intimiduar. Ju mund të më hiqni vërejtje sa herë të doni, unë tek ajo foltore do them atë që unë mendoj se duhet thënë. Sikur vidhni, sikur shpallni veten investitorë strategjik.

Felaj: Kërkoj mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe bazuar në nenin 29 të rregullores. Kërkoj marrjen e masës disiplinore. Ju tërhoq vëmendja, mos flisni për bizneset tuaja në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam drejtuesja e seancës dhe kërkova mbledhjen e Byrosë.

Dputeti Agron Shehaj akuzoi sot Edi Ramën për hakmarrje përsonale ndaj tij. Sipas Shehajt, Rama ka dërguar qëllimisht policinë në bizneset e tij për t’i mbyllur gojën.

Lexo më tej: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI