Flash

Martesa fiktive sa për letra, pranga shqiptarit në Itali dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij

Lapsi.al 20 October 2022
Martesa fiktive sa për letra, pranga shqiptarit në Itali dhe 3

Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të cilët akuzohen për organizim të emigracionit të paligjshëm. Sipas medieve italiane, ata organizonin martesa mes qytetarëve italianë, britanikë dhe francezë dhe personave nga vende jo anëtare të BE, me qëllim marrjen e lejes së qëndrimit.

Mes personave të arrestuar janë një shtetase italiane 48-vjeçare me precedentë të mëparshëm dhe një 36-vjeçare rumune ndaj të cilave është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Ato merreshin me fazën paramartesore, duke u kujdesur për procedurat administrative.

Janë ndaluar edhe dy meshkuj, një shtetas italian, 44 vjeç dhe një shqiptar 53-vjeçar me banim në Firence, ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Autoritetet italiane kanë vendosur “Detyrim paraqitjeje” për pesë persona të tjerë.

Ata akuzohen se vinin në dispozicion të dy grave organizatore dokumentet e tyre të identitetit, të cilat më pas falsifikoheshin ose modifikoheshin dhe më pas u jepeshin shtetasve të huaj për të bërë hyrje të paligjshme në shtetin e huaj, për të rezervuar dokumentet e nevojshme të udhëtimit dhe për të garantuar kalimin në kufi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI