Flash

Liz Truss zbulon kur do të zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë

Lapsi.al 20 October 2022
Liz Truss zbulon kur do të zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Kryeministrja tha se pasardhësi i saj do të zgjidhet në një garë për udhëheqje konservatore, që do të përfundojë javën e ardhshme.

Deputetët konservatorë i kërkuan zonjës Truss të largohet nga detyra pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike.

Zonja Truss u zgjodh nga anëtarësia konservatore në shtator, por ajo humbi autoritetin pas një sërë kthesash.

Në një fjalim në Downing Street, Truss tha se Partia Konservatore e kishte zgjedhur atë me një mandat për të ulur taksat dhe për të nxitur rritjen ekonomike, por duke pasur parasysh situatën, Truss tha: Unë e pranoj se nuk mund ta dorëzoj mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore.

Truss deklaroi se do të qëndrojë në post derisa një pasardhës të marrë zyrtarisht detyrën si udhëheqësi i partisë. Dhe, ky pasardhës të emërohet kryeministër nga Mbreti Charles III. Duke e zëvendësuar kështu përfundimisht atë si kryeministre të Britanisë së Madhe.

Lexo më tej: Pas 45 ditësh në detyrë, jep dorëheqjen kryeministrja britanike, Liz Truss 

Lexo më tej: Pas 45 ditësh në detyrë, jep dorëheqjen kryeministrja britanike, Liz Truss 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI