Flash

Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat për hapjen e dosjes së Metës

Lapsi.al 20 October 2022
Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat për hapjen e dosjes së

Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat. Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro ndryshimet në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.Ra në sy që nuk pati asnjë votë kundër dhe vetëm 1 abstenim.

Pro nismës votuan deputetët e PS-së dhe grupi i deputetëve të PD-së që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj. Përpara votimit që u zhvillua pak para mesnatës ishte i pranishëm edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa deputetët që mbështesin Sali Berishën nuk ishin të pranishëm në sallë. 

Drafti i PS-së parashikon t’i japë të drejtë Autoritetit të Dosjeve që të rishikojë dhënien e çertifikatës nëse dalin prova të reja. Me ndryshimin e bërë shfuqizohen vendimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”. Autoriteti i Dosjeve ka të drejtë të rivlerësojë edhe figurën e zyrtarëve të pajisur me çertifikatë pastërtie.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi papritur i doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që sipas autoritit dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Në rast se një zyrtar i lartë rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit ai largohet nga detyra.

Pjesë e nismës së PS-së u bënë edhe disa propozime të Enkeleejd Alibeajt të dakordësuara më herët me Taulant Ballën. PD kërkonte që të ketë më shumë lehtësi për marrjen e informacionit.

“Çdo person  gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve.

Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë” - thuhet në amendamentin e PD.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama nuk e fshehu qëllimin se ligji bëhej kundër Ilir Metës. Ai tha: “larg qoftë të jetë ai I.M. që mendojnë të gjithë”, duke iu referuar kryetarit të Partisë së Lirisë. Kreu i qeverisë deklaroi: Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë që të votojnë. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është pikërisht ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, hedhjen dritë tek hijet sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë...Ne jemi këtu që të kujtojmë se në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë. U pa që nuk merreshe dot vesh se kush është ky I.M. a është ai që u shkon mendja për keq. Është shumë thjesht, u zbulua apo jo që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithëve".

 

 

©LAPSI.al

Të këshilluara

Negociatat / Ku ka ngecur bashkimi i dy PD-ve

Ndonëse dy negociatorët e mandatuar nga grupet rivale të PD-së për të realizuar qëllimin e daljes në zgjedhjet vendore me një kandidat të vetëm, folën me tone p...

19:50

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI