Flash

Kanye West: Nuk pendohem për komentet ndaj popullit hebre

Lapsi.al 20 October 2022
Kanye West: Nuk pendohem për komentet ndaj popullit hebre

Kanye West ka folur së  fundmi për komentet e tij antisemite. Reperi diskutoi rreth deklaratave në lidhje me hebrenjtë me Piers Morgan gjatë një speciale dy-orëshe.

Në një klip paraprak të postuar të mërkurën, transmetuesi britanik pyeti West  nëse i vinte keq për situatën e krijuar. "A të vjen keq për komentet që bëre?" tha Morgan për të cilën West u përgjigj: "Jo. Absolutisht jo."

Pasi personaliteti i medias i tha muzikantit se postimet e tij ishin "po aq raciste sa çdo gjë që thoni se keni kaluar dhe çdo dhimbje që keni përjetuar",Kanye shtoi  me vetëkënaqësi: "Po, kjo është arsyeja pse e thashë". Piers vazhdoi të shtynte  Ye të fliste , duke i thënë: "Pra, e thatë duke e ditur se është raciste? “Po. Kam luftuar me zjarrin.”

Ai më pas përmendi  thënien e vjetër se "njerëzit e lënduar i lëndojnë njerëzit", duke i shpjeguar Morganit: "Unë u lëndova".

Përveç kërcënimeve për popullin hebre, reperi ofendoi Kim Kardashian,Pete Davidson, Puff Daddy dhe John Legend, të cilët kanë folur kundër sjelljes së tij. Si rezultat ai u ndalua përkohësisht nga Instagram dhe Twitter. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/17/deklarat-bombastike-te-kanye-west-marin-nje-drejtim-tjeter/

Të këshilluara

Meghan Markle: E kisha zili Paris Hilton

Meghan Markle pranoi se e  kishte gjykuar Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse ajo ishte e pasur. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e k...

12:26

Kush është i dashuri misterioz i Emrata

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pit...

15:25

Jesse Williams rikthehet në 'Grey's Anatomy'

Jesse Williams do të rikthehet në sezonin e 19 të 'Grey's Anatomy.' Ai do të ripërsëris rolin e tij si dhe do të drejtojë episodin e pestë  “When I Get to the B...

13:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI