Flash

Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Lapsi.al 20 October 2022
Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Liz Truss ka njoftuar dorëheqjen e saj si kryeministre pas vetëm 44 ditësh në detyrë. Duke folur jashtë Downing Street, ajo tha se i kishte njoftuar mbretit Charles se do të jepte dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore.

“E pranoj, duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta përfundoj mandatin me të cilin jam zgjedhur nga partia konservatore. Unë i kam folur madhërisë së tij Mbretit për ta njoftuar se po jap dorëheqjen si lider i partisë konservatore”, tha ajo.

Truss u bë kryeministre e Britanisë në fillim të shtatorit, pas një konkursi të gjatë lidershipi që pasoi dorëheqjen e Boris Johnson.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI