Flash

"Europa kopsht, bota xhungël"/ Borrell kërkon falje për batutën

Lapsi.al 20 October 2022
"Europa kopsht, bota xhungël"/ Borrell kërkon falje për

Disa ditë pas reagimeve të shumta në skenën ndërkombëtare, shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar falje për deklaratën e tij ku Evropën e ka përshkruar si një kopsht prosperiteti dhe pjesën tjetër të botës si një xhungël.

Në një postim në blogun e tij të martën, Borrell ka thënë se metafora e tij është keqinterpretuar, raporton Euronews.

“Disa e kanë keqinterpretuar metaforën si ‘eurocentrizëm’. Më vjen keq nëse disa janë ndier të ofenduar”, - ka shkruar ai.

Megjithatë, ai nuk e hodhi poshtë figurën stilistike të përdorur në deklaratën e tij, ndërsa u shpreh se termi “xhungël” është një ilustrim i duhur i paligjshmërisë dhe çrregullimit që aktualisht sundon politikën botërore.

“Referenca ime për ‘xhunglën’ nuk ka asnjë konotacion racist, kulturor apo gjeografik. Fatkeqësisht, ‘xhungla’ është kudo, përfshirë sot në Ukrainë”, - ka thënë kryediplomati i BE-së.

Fjalët “kopsht” dhe “xhungël”, Borrell i përdori të enjten e kaluar kur iu drejtua një auditori në Akademinë Diplomatike Evropiane në Brugges të Belgjikës.

“Evropa është një kopsht. Ne kemi ndërtuar një kopsht. Gjithçka funksionon. Është kombinimi më i mirë i lirisë politike, prosperitetit ekonomik dhe kohezionit social që njerëzimi ka mundur ta ndërtojë.

Pjesa tjetër e botës, nuk është saktësisht kopsht. Pjesa më e madhe e pjesës tjetër të botës është një xhungël dhe xhungla mund të pushtojë kopshtin”, - ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI