Flash

Debate në Kuvend/ Berisha: Energjia elektrike është kthyer në mallkim për shqiptarët

Lapsi.al 20 October 2022
Debate në Kuvend/ Berisha: Energjia elektrike është kthyer

Seanca plenare e nisur me diskutime mes mazhorancës dhe opozitës, është agravuar kur në foltore ka folur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Kreu i demokratëve ka akuzuar mazhorancën se po vjedh përmes energjisë elektrike.

““Një pasuri kombëtare është kthyer në një mallkim për popullin shqiptar. Fakti është që 6 mujori i parë është 54% e vendit është prodhuar nga hecet, 2021 Shqipëria prodhoi 9 tw energji, kur konsumonte vetëm 7. Biznesi shqiptar paguan tarifat më të larta. Si asnjë vend tjetër, sa hap e mbyll sytë fap e fap, shpallet konkursi dhe ju vidhni dhe vetëm vidhni. Ju keni instaluar një sistem të tmerrshëm vjedhjeje.

Ka urdhëruar që pallateve të vjetra që nuk kanë ashensor, që kanë gjithsej 5 llamba që konsumojnë 40 kw/h ju i faturoni 600 kë/ h pallatit vjedhjen tuaj dhe thoni se i ulëm humbjet, se gropë e zezë humbjet jeni ju si qeveri që nuk paguani tarifat dhe jo një apo dy por 200 mln euro para të dhëna nga taksa paguesit ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për shqiptarët?", tha Berisha.

Teksa kreu i PD-së ishte para foltores, deputetët socialistë kanë kërkuar t'i ndërpritet fjala. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Berishës.

“Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time, kjo s’bëhet kështu. Të kanë zgjedhë kryetare parlamenti, të të respektojnë kështu, ai bëhet kryetar parlamenti, nëse se bën dot ti detyrën të të shkarkojnë, po sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI