Flash

Yuri Kim shkon në GJKKO: "Ka shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët"

Lapsi.al 19 October 2022
Yuri Kim shkon në GJKKO: "Ka shumë përpjekje për

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë mëngjesin e kësaj të mërkure, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo vizitë ka qenë në kuadër të takimeve që po zhvillon ambasadorja e SHBA me strukturat e reja në Drejtësi.

Nuk janë të pakta deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtësinë në vend dhe reformat ndaj saj.

Shpesh ajo publikisht ka treguar mbështetjen ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi, ku nuk kanë munguar edhe takimet me zyrtarët e lartë.

Më 11 tetor, diplomatja amerikane u shpreh se ishte në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim tha se tani është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruajti diplomatja në Twitter.

 

Në takim kanë qenë të pranishëm drejruesja Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë.

Te premten në orën 10:30 do të rikthehet për tu takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI