Flash

Meghan Markle flet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 19 October 2022
Meghan Markle flet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës

Meghan Markle ka thyer heshtjen e saj për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ndihem me fat që e kam njohur”, tha Meghan për Variety. “Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim për ta mbështetur atë gjatë asaj kohe,” vazhdoi ish aktorja. "Ajo që është kaq e bukur është të shikosh trashëgiminë që gjyshja e tij mundi të linte."

Markle e quajti Elizabeth "shembulli më i ndritshëm i  lidershipit femëror", duke shtuar, "Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të."

Harry iu bashkua familjes mbretërore në mëngjesin e 8 shtatorit pasi dëgjoi lajmin se shëndeti i saj po rëndohej. Markle nuk shkoi me të në atë kohë. Sipas burimeve,mbreti Charles III thuhet se tha se prania e saj nuk do të ishte "e drejtë". Në vend të kësaj, ajo mbeti në Londër.

Cifti nderuan gjyshen  dy ditë më vonë duke u bashkuar me Princin William dhe Kate Middleton. Ata u panë duke përshëndetur  fansat dhe duke lënë lule në një memorial jashtë kështjellës Windsor në Angli. Harry dhe Meghan Markle të cilët u martuan në maj 2018 dhe kanë djalin 4-vjeçar Archie dhe vajzën 1-vjeçare Lilibet – lanë detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në fillim të vitit 2020. Dyshja u takua për herë të fundit me mbretëreshën gjatë festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/12/meghan-markle-flet-per-shendetin-mendor-harry-me-shpetoi/

Të këshilluara

Jesse Williams rikthehet në 'Grey's Anatomy'

Jesse Williams do të rikthehet në sezonin e 19 të 'Grey's Anatomy.' Ai do të ripërsëris rolin e tij si dhe do të drejtojë episodin e pestë  “When I Get to the B...

13:25

Ndahet nga jeta këngëtari i Ricchi e Poveri

Është ndarë nga jeta pjesëtari i grupit të famshëm Italian “Ricchi e Poveri”, Franco Gatti. Ai ndërroi jetë në spitalin San Martino në Genova në moshën 80-vjeça...

12:04

Elsa Lila rikthehet në Instagram

Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila është rikthyer në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare i ësht...

10:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI