Flash

Mashtronin të huajt me anë të bursave fiktive, arrestohen 3 persona në Tiranë

Lapsi.al 19 October 2022
Mashtronin të huajt me anë të bursave fiktive, arrestohen 3

Tre persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim si pasojë e një aksioni policor, të ndërmarrë kundër mashtrimit. Policia thotë se këta shtetas mashtronin të huajt nëpërmjet telefonit. Ata bindnin njerëzit të investonin në bursa fiktive.

Të arrestuarit janë Doris Telhallari, Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Last call”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit dhe 2 punonjës (operatorë).

Shpallet në kërkim pronari i subjektit të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D. T. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin A. T., në zonën e ish-Parkut. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetasit E. Ll. dhe E. A., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit A. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI