Flash

Ice Cube sulmon Kanye West: Mos e përmend emrin tim

Lapsi.al 19 October 2022
Ice Cube sulmon Kanye West: Mos e përmend emrin tim

Ice Cube i ka kërkuar Kanye West të lërë emrin e tij jashtë "të gjitha bisedave antisemitike" pasi reperi  përmendi atë në një episod.

West shkaktoi polemika masive pas një paraqitjeje të fundit në podcastin Drink Champs, në të cilin ai bëri një sërë komentesh rreth temave, duke përfshirë dhe ndjenjat e tij ndaj Trevor Noah dhe Pete Davidson.

Duke folur për komentet e tij antisemitike, West tha se Ice Cube "me të vërtetë më përgatiti për këtë"."Ai me të vërtetë ndikoi tek unë për të marrë këtë atmosferë antisemite," pohoi West gjatë episodit të podcast-it.

Menjëherë, reperi reagoi duke thënë se nuk e dinte "çfarë donte të thoshte Kanye me komentet e tij". “E urrej që emri im u përmend në Drunk Champs”, shkroi ai në Twitter. “Unë nuk e di se çfarë donte të thoshte Ye me deklaratat e tij. Ju duhet ta pyesni atë. Kanye lëre emrin tim jashtë këtij bisedimi antisemitik. Unë nuk jam antisemitik dhe nuk kam qenë kurrë.”

Në fillim të kësaj jave, West pretendoi gjithashtu se George Floyd vdiq nga droga fentanil dhe se gjuri i një oficeri policie "nuk ishte  në qafën e tij".Nëna e vajzës së Floyd tani po padit West për 250 milionë dollarë për pretendimin e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Kush është i dashuri misterioz i Emrata

Emily Ratajkowski u pa duke u puthur me një burrë misterioz në qytetin e Nju-Jorkut të premten mbrëma, disa javë pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pit...

15:25

Jesse Williams rikthehet në 'Grey's Anatomy'

Jesse Williams do të rikthehet në sezonin e 19 të 'Grey's Anatomy.' Ai do të ripërsëris rolin e tij si dhe do të drejtojë episodin e pestë  “When I Get to the B...

13:25

Ndahet nga jeta këngëtari i Ricchi e Poveri

Është ndarë nga jeta pjesëtari i grupit të famshëm Italian “Ricchi e Poveri”, Franco Gatti. Ai ndërroi jetë në spitalin San Martino në Genova në moshën 80-vjeça...

12:04

Elsa Lila rikthehet në Instagram

Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila është rikthyer në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare i ësht...

10:27

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI