Flash

Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Lapsi.al 19 October 2022
Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Hakerat iranianë nuk ndalen. Pas ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, radhën e ka pasur një tjetër zyrtar i lartë. Dhe nuk bëhet fjalë për një zyrtar të zakonshëm, por për Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Në kanalin e tyre në Telegram “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”, hakerat iranianë publikuan mbrëmjen e së mërkurës një dokument me të gjitha të dhënat e kreut të shërbimit sekret shqiptar. Në dokumentin që lapsi.al e zotëron janë të gjitha të dhënat personale të kreit të SHISH.

Së pari, aty renditen të gjitha të dhënat personale të Bendos. Gjendet numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij. Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.

LEXO EDHE: Piratimi i të dhënave/ Emrat e krimit, politikës dhe gazetarëve në një listë

Dokumentet me të cilat ka udhëtuar nga 2005 deri në 2021. Janë publikuar të përshkruara të gjitha udhëtimet e tij jashtë vendit nga 1 prilli 2005 (kur ka shkuar në Athinë) dhe deri në 22 mars 2022 kur ka dalë me makinë nga pika kufitare e Qafë Botës. Bëhet fjalë për 63 udhëtime gjithsej jashtë vendit ku përfshihet, Greqia, Italia, Turqia, Austria, etj.

LEXO EDHE: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë

Duket qartë se këto të dhëna janë marrë nga sistemi TIMS i cili u sulmua në shtator të këtij viti. Në mesazhin e tyre grupimi “Homeland Justice” kërcënon autoritetet shqiptare për mbrojtjen që u kanë dhënë atyre që i quajnë terroristë të MEK.

“Për sa kohë që ju nuk mbani një "fre" të ngushtë mbi aktivitetet terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk "lidhen" në vende të tjera, publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë të mbani një Shqipëri të sigurt, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepuni atyre kënaqësinë e një jete qytetare dhe urbane” – thuhet në mesazhin tyre. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Helidon Bendo

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI