Flash

Elsa Lila rikthehet në Instagram

Lapsi.al 19 October 2022
Elsa Lila rikthehet në Instagram

Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila është rikthyer në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare i është bashkuar rrjetit social Instagram, ku ditët e fundit ka qenë mjaft aktive me postimet.

Në story-t e fundit që Elsa ka publikuar, shihen disa foto të shkrepura nga fotografi Fadil Berisha, dhe këngëtarja duket në superformë.

Gjithashtu ajo ka ndarë në profilin e saj postime rreth projekeve të saj profesionale.

Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës.

Ajo debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

Në deklaratën për lirimin e Elsa Lilës, avokati Saimir Visha tha që ajo është lënë e lirë nga autoritetet Italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjell vrer kundër saj duke sjellë këtë keqkuptim.

“Jam kthyer sot nga Italia. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”-përfundoi ai.

.

Elsa Lila ishte e pafajshme, por shqiptarët ishin të zënë duke përbaltur figurën e një artisteje të madhe që ka na ka bërë krenarë me arritjet e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Ndryshe nga çdo popull tjetër që mbron me fanatizëm artistët e tij, shqiptarët nxituan të vjellin vrer mbi figurën e Elsës, pa ditur ende ngjarjen e plotë dhe pa folur ende drejtësia.

Të këshilluara

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur ...

14:08

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij. “Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kany...

14:36

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI