Flash

E pazakontë/ Një stuhi dëbore godet Miçiganin në SHBA

Lapsi.al 19 October 2022
E pazakontë/ Një stuhi dëbore godet Miçiganin në SHBA

Është ende herët, por në fakt dimri ka mbëritur që tani në Miçigan të SHBA-ve. Një stuhi dëbore ka goditur papritur këtë shtet në veri-perëndim të vendit.

Në disa zona trashësia e dëborës ka arritur në 45 centimetra. Për shkak të erës së fortë nga kjo stuhi janë rrëzuar pemë dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. 30 mijë familje raportohet se kanë mbetur pa energji.

Probleme ka pasur edhe në qarkullimin rrugor. Drejtuesve të mjeteve iu kërkua të qarkullonin ngadalë për të arritur të sigurt në destinacion. Autoritetet kanë deklaruar se moti i keq do të zgjasë disa ditë. ©LAPSI.al

Stuhi dëbore

dëbore

Miçigan

Peme energjia

Stuhi dëbore

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI