Flash

Berisha për primaret në PD: Simpatizantët që do votojnë do jenë me lista

Lapsi.al 19 October 2022
Berisha për primaret në PD: Simpatizantët që do votojnë

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se si do të votojnë simpatizantët e Partisë Demokratike në primare. I pranishëm në një mbledhje me krerët e PD-së në Tiranë, Berisha tha se të gjithë simpatizantët që do të marrin pjesë në votime do të jenë me lista. Ai tha se tashmë është koha që vëmendja të kalojë tek kryetarët e seksioneve. Berisha ftoi këdo që mendonte se plotësonte kriteret që të kandidonte.

"Të gjithë me siguri ju pyesin për protestat, thonë ku i keni protestat. Kemi fokusin në zbatimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve dhe këshilltarëve në mënyrë që zotimin tonë ta shndërrojmë në realitet. Me bindjen më të thellë, ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhemn e Shqipërisë. Vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, ndaj dhe rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu që ndjehemi bashkërisht të lehtësuar që kjo parti nga dhjetori deri më sot, ka votuar më shumë se kurrë. Kemi bërë shumë mirë dhe nuk do të reshtim me përpjekjet për të konsioliduar votat në vijim. Kryesia ka diskutuar gjerësisht për primaret, tani duhet të përqëndrohemi tek kryetarët e seksioneve, ka pasur diskutime të shumta, aplikacione e të tjera. Dikur i kemi pasur të them të drejtën listat, por tani do të jenë ato zyrtar. Seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë. Në këto primare ne jemi të hapur,"- tha Berisha ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI