Flash

27-vjeçari që u vra në Londër hyri në sherr të shpëtonte shokun

Lapsi.al 19 October 2022
27-vjeçari që u vra në Londër hyri në sherr të

Një 27-vjeçar shqiptar humbi jetën në një sherr me thika pranë një lokali në Leytonstone në Londër.

I riu i identifikuar si Lumturi Zeqja ndërroi jetë pas plagëve të marra ndërsa i lënduar mbeti edhe një miku i tij.

Mediat britanike shkruajnë se 27-vjeçari me origjinë shqiptare u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar pikërisht shokun e tij që mbeti i plagosur.

Një nga kushërirat e viktimës është shprehur se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe punëtor.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë. Prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij”, - tha ajo.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen”, - shtoi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI