Flash

Video/ Rama me rektorët, si takimi i Ramiz Alisë me intelektualët

Lapsi.al 18 October 2022
Video/ Rama me rektorët, si takimi i Ramiz Alisë me intelektualët

Kryeministri ka zhvilluar sot një takim të turpshëm me rektorët e universiteteve private dhe publike të vendit, duke i përdorur këta të fundit si diversion kundër grevës të pedagogëve që kanë sabotuar fillimin e vitit të ri shkollor. Ai nuk nisi normalisht pasi trupa e mësimdhënësve kërkon një rritje pagash me 50% për ta barazuar atë me vende më të varfra se Shqipëria në rajon (Bosnje, Kosovë, Maqedoni e veriut), ndërsa deri më tani qeveria i ka ofruar vetëm 7% shtesë page.

Por, në vend të këtij shqetësimi të madh, që i ka lënë pjesën më të konsiderueshme të studentëve pa leksione, ashtu sikurse ndodh në të gjitha regjimet, Edi Rama organizoi një takim fasadë ku u fol për gjëra krejt të tjera, pra për mënyrën se si do bëhet rankimi, se si do ndahen buxhetet e kërkimit shkencor mes publikut dhe privatit, apo se si do funksionojë bordi i akreditimit.

Për këtë lloj fallciteti, ky takim me rektorët mund të krahasohet me atë të gushtit '90 të Ramiz Alisë me intelektualët. Në Shqipëri kishte ndodhur 2 korriku, njerëzit kishin shpërthyer dyert e ambasadave, regjimi kishte marrë tatëpjetën dhe elita komuniste diskutonte me udhëheqësin se si mund të shpëtohej sistemi socialist, pa përmendur njëherë të vetme pluralizmin politik.

Edhe rektorët u angazhuan në debat për seksin e ëngjëjve, pa guxuar të përmendin njëherë të vetme kërkesat e atyre që i kanë votuar dhe të cilët duhet të përfaqsonin në këtë takim. Për turpin e tyre ata nxorën në pah aftësinë për t'u lëpirë të që i ka shoqëruar si mallkim të gjithë kastat drejtuese të këtij vendi.

Po ta ndiqje takimin që u transmetua live (video e plotë poshtë) ai të ngjallte neveri. Në dy orë e pesë minuta, më shumë se treçerekun e kohës foli Edi Rama, i vendosur mbi një podium mbi tufën e pjesmarrësve (Ramiz Ailia në '90 ishte në të njëjtën lartësi me ata që i konsideronte si intelektualët e regjimit).

Nga ata që ishin përballë folën vetëm dy vetë. I vetmi që e mori fjalën në emër të universiteteve publike ishte rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, një personazh që e ka treguar servilizmin e tij ndaj qeverisë që gjatë debateve për ligjin e arsimit të lartë e deri tek kriza e protestave studentore. Ai belbëzoi shumë fraza pa kuptim për bashkëpunimin me qeverinë, pa guxuar të përmendë emergjencën aktuale.

Në mbledhje ishte edhe rektori i mjeksisë Arben Gjata, i cili po akuzohet nga petagogët se i shantazhon ata për të ndërprerë protestën, por para shefit ai kishte zgjedhur të luante vetëm rolin e figurantit.

Sesa qesharake dhe jashtë realitetit ishte gjithë kjo butafori e simbolizoi më së miri incidenti me aktorin rektor Kastriot Çaushi, i cili ndërsa të tjerët bënin sikur dëgjonin filloi të shohë në celularin e tij një ndeshje futbolli, çka krijoi ilaritet në sallë (video këtu poshte).

[video width="720" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Video-2022-10-18-at-2.17.46-PM-1.mp4"][/video]

Dhe natyrisht mbledhja mund mund të mbaronte pa luajtur Rama rolin e kllounit në këtë auditor të mbushur me ajkën e mendimit të kombit. Kur rektori i Universitetit jo publik "Polis", Besnik Aliaj, u rek të thoshte të vetmet gjëra racionale në atë sallë absurde, kryeministri filloi ta stigmatizonte atë si përfaqsues të opozitës. Ilir Beqen që ndërhyri në debatin mes tyre shefi e talli duke i thënë se ka mall për karrigen e humbur në parlament. Dhe në fund citoi Qazim Mulletin me batutën e "5 frongave të qelbëta, që s'jon mo të tilla kur bohen shum", duke i thënë rektorit Aliaj: "Po të ishin aq të qelbëta s'do i kishe pranuar fondet" (dy videot poshte njera pas tjetres_.

[video width="416" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/1.mp4"][/video]

[video width="416" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/2.mp4"][/video]

Dhe kështu të gjithë u larguan të qeshur e të lumtuar me shakatë e kripura të Duçes, ndërkohë që pedagogët ishin në grevë ndërsa studentët pa mësim. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI