Flash

U kapën me lëndë narkotike, 5 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 18 October 2022
U kapën me lëndë narkotike, 5 të arrestuar në

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 5”, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shtetas.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit arrestuan Santiago Karaj, Markeliano Leka, Lirim Hoxha, Kristi Laska dhe Noel Stafa.

"Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Supplier 5”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Lexo edhe:

I dënuar për trafik të lëndëve plasëse, arrestohet 39-vjeçari pas disa vitesh kërkim

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;

– N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;

– K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar;

– L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI