Flash

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Lapsi.al 18 October 2022
Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur për këtë. Së fundmi, veshjet si të Jeffrey Dahmer po shiten kudo si kostume Halloween-i.

Shirley Hughes, nëna e Tony Hughes, një burri që nuk dëgjonte i cili u bë viktima e 12-të e Dahmer-it, i tha TMZ se të shohësh dyqanet në internet që përfitojnë nga vdekja e djalit të saj me kostumin e Halloween-it, po sjell një trishtim të madh në familjen e tyre.

Gjatë javës së fundit, adoleshentët janë parë duke veshur paruke bionde, bluza retro dhe syze aviatori për t’i ngjasuar kanibalit. “Unë nuk e kuptoj se si ata mund të përdorin emrat tanë dhe të nxjerrin gjëra të tilla,” tha Hughes për The Guardian, duke iu referuar shfaqjes.

Seriali “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” që u shfaq si një rrëfim i përqendruar te viktimat që donte të nderonte familjet e shkatërruara nga vrasësi serial, në të vërtetë kurrë nuk iu afrua familjeve, sipas të afërmve të viktimave të shumta.

Seriali i famshëm ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Familjarët e viktimave kanë qenë kundër që në fillim edhe pse tashmë seriali ka marrë përmasa gjigante dhe është parë miliona herë.

Të këshilluara

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij. “Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kany...

14:36

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI