Flash

Rama letër vendeve anëtare të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh

Lapsi.al 18 October 2022
Rama letër vendeve anëtare të KiE: Hiqni njollën e turpit

Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur te fjalimi i mbajtur para Asamblesë Parlamentare të KiE-së për raportin e Dick Marty-t. Kryeministri Edi Rama u ka nisur një letër kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të të gjithë vendete anëtarë të Këshillit të Europës. Ai ka kërkuar heqjen sipas tij të 'njollës së turpit' të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës. Ai thekson se nuk ka as një provë në lidhje me pretendimet e ngritura për trafikimin e organeve njerëzore, qoftë në Shqipëri a qoftë në rajon.

Gjatë fjalës në asamble javën e shkuar, Rama mori kritika të shumta për fjalimin e tij. Krerët e vendeve anëtare në shenjë zemërate refuzuan ftesën e kryeministrit për darkë pune në Strasburg. Në fjalën e tij, Rama tha se raporti i Dick Marty mbi UÇK-në është “fake news”-i më i tmerrshëm, që kishte parë ndonjëherë dhe për këtë arsye kërkoi korrigjimin e tij.

Rama shkruan ndër të tjera në letër, se aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

‘Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte. U mbështet në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.’,thuhet ndër të tjera në letrën e Ramës drejtuar kryetarëve të KiE-së.

Në fund të letrës së tij, kryeministri Edi Rama, kërkon mbështetjen shteteve të cilëve u ka nisur letrën. Po ashtu ai dëshiron miratimin e kërkesës së Shqipërisë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues. Ky raport do të jetë sipas Ramës një korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit. Në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotër...

07:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI