Flash

Rama bën diversion: Sikur mos të mjaftonte Putini, kemi edhe opozitën e rublave

Lapsi.al 18 October 2022
Rama bën diversion: Sikur mos të mjaftonte Putini, kemi edhe

Në fjalën e tij në Përmet, kryeministri Rama nuk la pa sulmuar as opozitën, të cilën shpesh e quan “opozita e rublave”. Sipas Ramës, historia e opozitës me paratë ruse është më e gjerë sesa ajo që dimë.

“Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa”, tha Rama, ndërsa iu referua financimit rus të Partisë Demokratike.

Rama foli edhe për fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, duke thënë se “nuk është rastësi që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi, që i quajnë shqiptarët barbarë”.

“Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj.

Tani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UÇK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre.

Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi.

Sic nuk është kjo rastësi kjo më vonë, sic nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, tha Rama.

Të këshilluara

SPAK tërheq kërkesën për Erion Alibejn

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim ndaj Erjon Alibejt, i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ngjarja ka ndo...

13:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI