Flash

Protestat e pedagogëve, Rama: Rritje pagash uniformë nuk ka më

Lapsi.al 18 October 2022
Protestat e pedagogëve, Rama: Rritje pagash uniformë nuk ka më

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të martë rektorët e universiteteve publik dhe jopublik, pas protestës së pedagogëve. Në takim, kryqeveritari ka thënë se kjo është hera e fundit që qeveria bën rritje pagash uniforme për universitetet. Duke folur mbi rankimin e institucioneve të arsimit të lartë, Rama u shpreh se qeveria në të ardhmen do të mbështesë ato universitete që do t’i sjellin më shumë shoqërisë dhe do të ofrojnë më shumë për studentët.

“Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page unifrome. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe që u ofrojnë më shumë studentëve. Nuk do të ketë një rritje page për Universiteteve që të mos jetë një rritje e kombinuar mes ndërhyrjes së shtetit dhe nga futja si aktor në treg. Kampuset universitare sot nuk janë fjetore. Pra kemi mësimin kemi edhe fjetoren por janë edhe hapësirat ku takohet universiteti me biznesin, tregun.

Në kampet universiteteve është edhe prania e bizneseve që kanë interes për të bashkëpunuar. Universiteti Bujqësor me qasjen e re, falë lidershipit të rektorit, një nga kontributet më të rëndësishme të PD rektori, do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë aty kompani që janë të interesuara për të marrë dijen e universitetin dhe të rrisin të ardhurat e të paguajnë universitetin.”

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit. Në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotër...

07:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI