Flash

Problemet me buxhetin e shtetit, KLSH nxjerr raportin

Lapsi.al 18 October 2022
Problemet me buxhetin e shtetit, KLSH nxjerr raportin

Qeverisë i ka munguar sërish korrektesa në zbatimin e buxhetit të vitit të shkuar. Kjo është e lidhur me mënyrën sesi janë prokuruar, paguar dhe regjistruar pagesat. Bëhet fjalë për në një sërë rastesh për projekte specifike të investimeve publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH, ka nënvizuar se problematika e detyrimeve të prapambetura ka vijuar nga insitucionet. Duke përfshirë këtu edhe fatura të thuajse më shumë se një dekade më parë. I njëjti nënvizon se marrja e angazhimeve në projekte pa pasur fondet buxhetore ka vijuar. Dhe po kështu edhe mosrespektimi i ligjit për sistemin buxhetor për kontraktimet pas datës 15 tetor të çdo viti.

“Janë paguar detyrime të prapambetura në verën 10 miliardë lekë. Ato përfaqësojnë rreth 14% të Investimeve Kapitale me Financim të Brendshëm të realizuara për vitin 2021. Kështu duke mos paraqitur të drejtë treguesit e realizimit të investimeve publike, pasi janë përfshirë edhe fatura të cilat datojnë nga viti 2009.

Janë regjistruar plan pagesash në SIFQ në vitin 3 për 15 projekte. Pagesa në shumën 1,9 miliardë milion lekë, pa plan pagese për vitin aktual, vitin 1 dhe vitin 2. Regjistrimi në këtë vit i këtyre projekteve të investimeve është kryer në kushtet e mungesës së fondeve buxhetore të miratuar për angazhime të ndërmarra në vitin aktual apo vitet e mëparshme buxhetore. Kjo pasi nuk është e mundur që angazhimet e ndërmarra me kontrata përkatëse, të mos parashikohet që të ekzekutohen përgjatë 2 viteve të ardhshme buxhetore.

Janë realizuar investime kapitale me financim të brendshëm në vlerën për 1,148 milion lekë, të regjistruara në SIFQ. Këto nuk kanë plan buxheti të miratuar. Ndërkohë që në Tabelën e Treguesve Fiskalë të Konsoliduar janë raportuar të realizuara ndaj planit të buxhetit.

Janë nënshkruar kontrata pas datës 15 Tetor për investimet publike, në total 1033 kontrata, me vlerë totale të kontraktuar 40,3 miliardë lekë(rreth 335 milionë euro). Ndërsa angazhimi për vitin 2021 rezulton 4,29 miliardë lekë” thuhet në raport.

KLSH vlerëson se në lidhje me investimet publike rezultojnë edhe problematika të tjera në regjistrimin dhe monitorimin e projekteve si:

– Janë kryer rishikime në pothuajse të gjitha projektet e investimeve me financim të brendshëm. Ato rezultojnë në uljen e buxhetit të kontratave të lidhura rishtazi, në projekte investimi në vazhdim, si pasojë e alokimit të buxhetit në projekte infrastrukturore në masën 20 %. Këto pa kaluar më parë në PBA 2021-2023.

– Sipas KLSH, gjatë vitit 2021, projektet e investimeve janë paraqitur dhe miratuar në mënyrë të fragmentarizuar. Kështu kanë krijuar një numër shumë të madh projektesh. Gjë kjo që e vështirëson monitorimin e tyre.

– Rialokimet e shumta, që shërbejnë për të krijuar hapësirë buxhetore për fillimin e projekteve të reja, kryesisht për programin e transportit rrugor dhe furnizimi me ujë dhe kanalizime;

– Si rezultat i alokimeve të fondeve nga ato ekzistuese për projektet e reja, krijohen kushte për lindjen e detyrimeve të prapambetura në këto investime. Duke e detyruar kështu qeverinë të ndërmarrë rregullimet buxhetore nëpërmjet akteve normative.

“Problematikat e mësipërme tregojnë për mangësi të theksuara kryesisht, planifikimi të investimeve publike nga ana e institucioneve qendrore dhe vendore, me efekt presion për rritjen e borxhit publik, si pasojë e mosrespektimit të kufijve të miratuar për shpenzime në vitin buxhetor aktual dhe kufijtë e miratuar për vitet e ardhshme buxhetore

Nga auditimi i 8 projekteve me financime të huaja, janë konstatuar mangësi dhe shkelje me pasojë dëm ekonomik në shpenzime në shumën 8 milion lekë për likuidimin e punimeve të pakryera. Si dhe përdorim pa ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë të fondeve publike në shumën 551 milionë lekë. Kjo si rrjedhojë e mangësive në drejtim të zbatimit të punimeve, konkretisht shtyrjes së afateve të zbatimit të kontratës, si dhe zgjidhjeve teknike jo të favorshme”. Kështu thuhet në raport. /Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI