Flash

Negociatat / Ku ka ngecur bashkimi i dy PD-ve

Lapsi.al 18 October 2022
Negociatat / Ku ka ngecur bashkimi i dy PD-ve

Ndonëse dy negociatorët e mandatuar nga grupet rivale të PD-së për të realizuar qëllimin e daljes në zgjedhjet vendore me një kandidat të vetëm, folën me tone pozitive pas takimit të tyre të parë, duket se gjasat që ky objektiv të arrihet janë ende larg. Po të lexohen deklaratat 'optimiste' të Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit pas reshtave duken kontradikta të thella. Kur doli nga një takim me deputetët që mbështesin Alibeajn, ish sekretari i përgjithshëm i PD-së së Bashës e vuri theksin tek njëanshmëria që e dëmton procesin, pa pranuar tu përgjigjet pyetjeve për primaret dhe përzgjedhjen e votuesve në to që ka nisur grupi i Berishës. "Apeli im, duke ndjekur të gjithë zhvillimet, është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces...Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në grupin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet".

Lexo me tej:

Andi Bushati: PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

Ndërsa në krah të Bardhit, Enkeleid Alibeaj foli për kandidatë fitues që përfaqësojnë të gjithë sensibilitetet e demokratëve duke nënkuptuar që ata të Berishës nuk e plotësojnë këtë kusht: "Duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaqësojë të gjitha flukset", tha ai duke e vënë theksin tek folja të gjejmë dhe jo tek ajo të votojmë.

Ndërsa Paloka që qe më i kursyer kur doli nga takimi, foli për "vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat të vetëm", po i rrëshkiti pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarëve kur iu desh të përgjigjet nëse pala tjetër e pranon përcaktimin e konkurentëve përmes primareve.

Nga kontaktet që gazetarët e Lapsi.al kanë pasur me të dyja palët duket se këtu qëndron edhe pika kyçe dhe deri tani e pazgjidhshme për një marëveshje të mundshme. Grupi i Berishës nuk heq dorë nga primaret, pra nga përcaktimi i kandidatëve përmes votës së anëtarësisë. Disa deputetë të grupit Alibeaj që janë kontaktuar nga kolegët e tyre foltoristë e kanë parë se ky është një parim i panegociushëm dhe kanë rënë dakord ta pranojnë atë. Por jo të gjithë mendojnë kështu.

Grupi Alibeaj mendohet se kërkon zgjedhjen e kandidatëve pa votim të antërësisë, por me negociatë mes krerëve në tavolinën e kompromisit. Ata kanë argumentat e tyre për këtë. Ata pretendojnë se tashmë Berisha e ka futur PD-në në zgjedhë, se ai ka uzurpuar drejtuesit e forumeve, se falë konfliktit të egër, ata më të paanshmit janë distancuar dhe se nga primaret rrezikohet të dalë një figurë që e duan vetëm militantët, kryesisht berishistë, por që nuk është përfaqësues i pjesës më të madhe të qytetarëve.

Prandaj Alibeaj këmbënguli në një kandidat që i përbashkon të gjitha flukset (pra jo fituesin e primareve të militantëve) ndërsa Bardhi, duke targetuar primaret iu kundërvu "pozicioneve të ngurta që minojnë bashkëpunimin".

Gaz Bardhi zbardh takimin me Edi Palokën: Njëanshmëria mund të dëmtojë procesin

Por sado logjikë të kenë frikërat e grupit të minorancës se në primare mund të dominojnë saliistët duke mos nxjerrë kandidatin më përbashkues kundër pushtetit, Berisha e ka pothuajse të pamundur të tërhiqet nga përzgjedhja e kryebashkiakëve nga vota e antarësisë, gjë që ishte një nga kolonat e platformës me të cilën ai kërkoi votën për t'u rikthyer kryetar.

Prandaj, sado që dy negociatorët flasin për qasje "konstruktive" dhe për "vullnet për të dalë me një kandidat të vetëm", gjetja e konsensusit mes dy PD-ve armike ngjan ende me një mirazh shumë të largët.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI