Flash

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Lapsi.al 18 October 2022
Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi.

Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte grabitur. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo ishte në Njew York duke u përgatitur për “Saturday Night Live”.

“Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por më vjen mirë që të gjithë janë të sigurt,” shkroi ajo, duke shtuar më vonë, “Më vjen keq, por pas SNL, me të vërtetë duhet të bëj një pushim. Jamshumë e lodhur, fizikisht dhe emocionalisht.”

Sipas TMZ, dy burra të veshur me kapuç dhe doreza thyen një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së artistes. Burimet treguan se ata u larguan nga rezidenca me 300,000 deri në 400,000 dollarë para , pajisje elektronike dhe bizhuteri. Policia nuk ka bërë një arrestim, por ka video të ngjarjes.

Përveç "SNL",këto muaj kanë qenë mjaft të zënë për Megan Thee Stallion. Ajo publikoi një album, "Traumazine", gjatë verës që përmbante bashkëpunime me Dua Lipa, Future, Jhené Aiko, Pooh Shiesty dhe Rico Nasty. Gjithashtu hapi një uebsajt për burimet e shëndetit mendor si dhe ka folur për problemet e saj të shëndetit mendor.

Po përpiqem çdo ditë ta kaloj atë dhe të jem mirë. Ndihem sikur askush nuk më kupton. Por ,nuk dua që ata të më shohin duke qarë”, tha ajo. “Nuk dua që ata ta dinë se unë ndihem kështu dhe të ndjejnë keqardhje për mua.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI