Flash

KLGJ këmbëngul t’i mbajë sekret seancat për kualifikimin e magjistratëve

Lapsi.al 18 October 2022
KLGJ këmbëngul t’i mbajë sekret seancat për

Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës plenare për të diskutuar mbi skualifikimin e një kandidati për një vend në Shkollën e Magjistraturës, duke pretenduar se e bën për të ruajtur sekretin dhe të dhënat sensitive.

Mbajtja sekret e seancave për promovimin apo skualifikimin e magjistratëve është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme të KLGJ-së, pavarësisht detyrimit ligjor për të mbajtur mbledhje të hapura plenare dhe për të garantuar transparencën.

KLGJ pretendoi në një përgjigje me shkrim për BIRN se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”.

“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” tha KLGJ.

Këshilli shtoi gjithashtu se “sipas së njëjtës logjikë juridike”, nuk ka detyrimin të publikojë as audiot dhe as procesverbalet e këtyre mbledhjeve, ndërsa shtoi se e përmbushte detyrimin për transparencë përmes publikimit të vendimeve të anonimizuara.

“Pra, në këtë mënyrë, e drejta e transparencës dhe e informimit të publikut nuk cenohet, ndërkohë që njëkohësisht mbrohet e drejta e të dhënave personale, të personave që janë subjekte të vendimeve,” thuhet në përgjigje.

E paditur më parë nga BIRN në Gjykatën Administrative për refuzimin e vënies në dispozicion të procesverbaleve të një mbledhje të ngjashme për shqyrtimin e kandidaturës së Darjel Sinës, KLGJ nuk i mbrojti të njëjtat argumente në gjykatë.

Pasi u njoh me kërkesë-padinë, KLGJ vuri në dispozicion procesverbalet e plota të rastit të Sinës.

Në seancën paraprake në të cilën u vendos pushimi i çështjes, përfaqësuesi i KLGJ-së la të kuptohej se institucioni nuk kishte pasur arsye ligjore për kufizimin e këtyre materialeve dhe pohoi vënien e tyre në dispozicion.

Megjithatë, larg përballjes nga gjykata, KLGJ vazhdon t’i cilësojë si të dhëna sensitive ato të personave që garojnë me vullnet të lirë për të qenë gjykatës, edhe në kundërshtim me legjislacionin kërkon që të dhënat e këtyre kandidatëve të pasurisë dhe figurës duhet të jenë publike, për të garantuar integritetin në zgjedhjen e tyre./ BIRN

Të këshilluara

Vetëm 28 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

18:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI